A filloi drejtësia e re të gjykojë vetveten në standard, aq sa ka gjykuar politikën me paraburgimin si statistikë?
Nga Hermes Kafexhiu Viti i ri gjyqësor nisi sot! Hapja e vitit të ri gjyqësor u shpall si një moment solemn reflektimi institucional. Në realitet, ajo funksionoi si një seancë publike ku drejtësia foli për veten, pa arritur ende të japë llogari për veten. Në një sallë ku ishin mbledhur të gjithë aktorët e sistemit nga SPAK te Gjykata e Lartë, nga ekzekutivi te Presidenti u artikuluan shqetësime që nuk janë më teknike, por strukturore. Ato tregojnë se reforma në drejtësi, pas një dekade zbatimi, ka ndërtuar instrumente për të gjykuar politikën, por jo mekanizma funksionalë për të gjykuar performancën e vet. Prokuroria e Përgjithshme foli për mbivendosje kompetencash, për paqartësi mes rolit të KLP-së dhe atij të Prokurorit të Përgjithshëm. Kjo nuk është thjesht...
Burimi:
javanews.al