A është ngadalësuar procesi i integrimit në BE? Rama: Jemi refuzuar 3 herë…
Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një bashkëbisedimi me studentët se Shqipëria aktualisht nuk po përballet me ngadalësim në procesin e integrimit drejt Bashkimit Europian. Ai theksoi se perceptimet për një “ngadalësim” shpesh krijohen nga pasqyrat mediatike, të cilat sipas tij, nuk i verifikojnë gjithmonë informacionet dhe shpesh garojnë për vëmendjen e publikut. Rama nënvizoi se Shqipëria ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj dhe se refuzimet e mëparshme nga BE-ja nuk lidhen me performancën e vendit, por me qëndrime politike të vendeve anëtare. Kryeministri gjithashtu vuri theksin mbi rëndësinë e këtij momenti historik, duke e cilësuar si një mundësi që shqiptarët duhet ta shfrytëzojnë për të avancuar procesin e integrimit. “Unë besoj që prokuroja e ka krijuar këtë idenë ngadalësimit nga pasqyrat mediatike, të...
Burimi:
javanews.al