A është emëruar Inspektor i Përgjithshëm nga Rama, reagon Dash Sula: S’kam marrë asnjë ofertë apo telefonatë
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka reaguar në studion e News24 ndaj aludimeve se është emëruar kryeinspektor i përgjithshëm, duke i cilësuar këto pretendime si të pavërteta dhe të pabazuara. Sula ironizoi akuzat që sipas tij përsëriten sa herë që dikush shfaq qëndrime ndryshe nga lidershipi i PD-së. “Sa miliona euro na ka blerë një herë? Kushdo që nuk është dakord me lidershipin e PD, sipas tyre, i ble Rama të gjithë”, u shpreh ai me ironi. Ish-deputeti theksoi se nuk ekziston asnjë emërim, vendim apo urdhër zyrtar në lidhje me këtë post. “Nuk është asgjë e vërtetë, nuk ka asnjë lloj emërimi, asnjë vendim, asnjë urdhër. Nuk e di nga ka dalë kjo”, deklaroi Sula. Ai sqaroi se shkëputja e tij nga Partia Demokratike dhe qëndrimet e mbajtura ndër vite janë...
Burimi:
javanews.al