A duhet të kandidojë Berisha? Ja si përgjigjet Salianji

A duhet të kandidojë Berisha? Ja si përgjigjet Salianji

Ervin Salianji, në një lidhje direkte  ne nje studio televizive, komentoi vendimin e Sali Berishës për të kandiduar për kreun e Partisë Demokratike. “Unë jam për këtë gjë: nëse ka farsë, për çfarë bën zgjedhje? Unë jam për t’u respektuar neni 46, i cili nuk është shkruar nga unë, por është shkruar nga zoti Berisha. T’i referohemi nenit, të respektojmë rregullat që janë vendosur në statut. Se pyetja që kam unë është kjo: A e bën zoti Berisha Partinë Demokratike fituese apo jo? Dhe e dyta, a duhet të respektojë një rregull që e ka vendosur vetë apo jo? Pra, nuk është çështje emrash, është çështje parimi. Parimi është i shkruar në statutin e partisë, që duhet të respektohet. Çfarë t’ju them më shumë…”, tha...