A duhet të garojë Salianji përballë Berishës për kreun e PD? Ja si përgjigjet deputeti Boçi
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, gjatë intervistës për News24, u pyet mundësinë e kandidimit të mundshëm të Ervin Salianjit përballë Sali Berishës në zgjedhjet që do mbahen në maj për kreun e partisë. Duke komentuar deklaratën e bërë më herët të ish deputetit Salianji, në përgjigje të komentit të Berishës, Boçi theksoi gjatë intervistës se garat brenda partisë kanë qenë konkurruese dhe të vërteta. I pyetur për kandidaturën e Salianjit, ai tha se këtë e vendos statuti i PD-së dhe se ka disa kritere që duhet të plotësohen. “Ka garë apo jo, unë them se garat brenda PD kanë pasur vërtetësinë e tyre, kanë qenë konkurruese. Brenda garës ka lobimet e preferencat dhe tifozeritë e veta. Por të gjitha këto elementë nuk kanë dëmtuar votën...
Burimi:
javanews.al