A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën
Partia Demokratike ka thirrur një tjetër protestë kombëtare ditën e martë, më 10 shkurt, por mbetet e paqartë nëse do t’i bashkohen asaj të gjitha forcat opozitare. Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, i ftuar në Quo Vadis në Vizion Plus, tha se nuk mund t’i bashkohet një proteste të thirrur nga Sali Berisha, të cilin e cilësoi si politikanin më të diskredituar në 35 vite. Sipas tij, Rama nuk mund të rrëzohet me Berishën përballë, duke shtuar se të dy kërkojnë të bëjnë pazare për të ndryshuar gjëra në interes të tyre. Pjesë nga biseda: Borakaj: A do t’i përgjigjeni thirrjes së PD-së për protestën e 10 shkurtit? Qori: Ka disa opozita në Shqipëri. Do ta shohim në datën 10 se kush do t’i bashkohet. Atëherë do të...
Burimi:
javanews.al