A do të ketë protestë të pandërprerë para Kryeministrisë? Berisha sqaron qytetarët
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një konferencë për mediat nga selia blu, ku u pyet lidhur me mundësinë e protestave të pandërprera para Kryeministrisë. Në përgjigjen e tij, Berisha deklaroi se numri i qytetarëve që kërkojnë ndryshim është në rritje dhe se kjo kërkesë, sipas tij, është e drejtë dhe do të zbatohet në momentin e parë të mundshëm. Ai u shpreh se protestat përfaqësojnë reagimin e qytetarëve të përgjegjshëm që, sipas tij, kërkojnë të përballen me një shtet të “degraduar dhe të degjeneruar në shkallë ekstreme”. Berisha kritikoi gjithashtu sistemin e drejtësisë, duke ngritur pikëpyetje mbi përgjegjësinë ligjore të institucioneve kushtetuese. Sipas tij, qytetarët janë e vetmja forcë që ka mbetur përballë situatës aktuale dhe ai shprehu bindjen se kjo betejë do...
Burimi:
ntv.al