A do të ketë ngujim në shesh?/ Berisha zbulon skenarin e protestës: Do të organizojmë vetëm…

A do të ketë ngujim në shesh?/ Berisha zbulon skenarin e protestës: Do të organizojmë vetëm…

Policia ka njoftuar pak më parë se nuk merr përsipër zhvillimin e protestës së opozitës, që pritet të mbahet sot në orën 18:00 para Kryeministrisë. Këtë njoftim kreu i PD Sali Berisha e ka konsideruar një provokim të rëndë, ndërsa tha se protestat e opozitës kanë qenë paqësore. ‘Për sa i përket asaj që thonë ata, protesta është paqësore, organizojmë vetëm protesta paqësore. Ne e kemi platformë këtë, po mos ta kishim nuk e thoja unë këtë. Jemi opozitë demokratike’, tha Berisha.