A do të kandidojë për kreun e ri të PD? Berisha i prerë me përgjigjen: Si e bën këtë pyetje…
Kreu i PD Sali Berisha është pyetur nga gazetarët nëse do të jetë pjesë e garës për të drejtuar PD. Në një konferencë me mediat në selinë blu, Berisha nënkuptoi se një gjë e tillë është e pashmangshme. “Kush të tha që jo, si e bën këtë pyetje?”, deklaroi ai. Berisha foli edhe për protestën që PD do të zhvillojë në datën 22 mars. “Gjithçka po shkon drejt konsolidimit të narko regjimit dhe janë vetëm shqiptarët që do të marrin fatin në duart e tyre. Më 22 mars është dita e kryengritjes më të fuqishme ndaj ftoj çdo shqiptar në rrugë dhe sheshet e Tiranës të tregojmë revoltën, zemërimin, përçmimin tonë ndaj regjimit”, tha ai.
Burimi:
vizionplus.tv