A do të bashkojë PD partitë e tjera rreth vetes? Ja si përgjigjet Vokshi
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e ftuar në një studio televizive, komentoi zhvillimet e fundit politike në vend dhe theksoi nevojën për bashkim të të gjithë faktorëve opozitarë. Sipas Vokshit, kryesia e PD ka bërë ftesa të vazhdueshme për partitë dhe forcat opozitare që të koordinohen dhe të krijojnë një front të unifikuar. “Ftesat nuk kanë munguar nga kryetar i PD. Ka bërë ftesa të përditshme për faktorët opozitarë që të bashkohen, por nëse ftohen dhe refuzojnë, nuk na mbetet gjë tjetër”, tha Vokshi. Ajo theksoi se për të arritur objektivin e largimit të qeverisë aktuale, duhet të tejkalohen ndasitë dhe përçarjet mes partive opozitare. “Duhet të heqim dorë nga ndasitë, na duhen zgjedhje të reja me një qeveri teknike. Të bëhemi bashkë, kjo...
Burimi:
sot.com.al