A do ndërhyhet në ndarjen territoriale?/ Paskuqani, Mazniku: Të pyeten qytetarët. Duhen reforma të qenësishme
Bashkëkryetari i Komisionit, Arbjan Manziku, ka deklaruar se procesi i reformës territoriale duhet të bazohet te parimet dhe cilësia e shërbimeve ndaj qytetarëve, dhe jo te hartat apo numrat. I ftuar në emisionin “Real Story”, Manziku theksoi se reforma nuk ka ende një plan konkret, por është në fazë procesi, ndërsa nënvizoi rëndësinë e konsultimit me qytetarët, veçanërisht ata të Paskuqanit, për një bashkim të mundshëm me Bashkinë e Tiranës. Ai kujtoi se reforma e vitit 2014 ishte një ndryshim epokal, por sipas tij, ende ka nevojë për përmirësime të mëtejshme. “Ka pasur një tjetër komisioni para 4-5 vjetësh. Unë jam një nga njerëzit që jam pyetur në komision dhe kam dhënë vendim dhe unë thashë që Kamza, Paskuqani dhe Vora të jenë pjesë e...
Burimi:
javanews.al