A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i presidentit Donald Trump, John Bolton, deklaroi se politika e Shteteve të Bashkuara për shpalljen e personave “non grata” nuk përdoret si mjet për goditje politike, por bazohet vetëm në interesat e sigurisë kombëtare amerikane. I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, Bolton theksoi se vendimet për sanksionime dhe shpallje “non grata” merren mbi baza faktike dhe gjeopolitike, dhe jo si rezultat i lobimeve apo debateve të brendshme politike në vendet e prekura. Sipas tij, edhe pse këto vendime mund të kenë pasoja politike lokale, kjo nuk është arsyeja që i motivon Shtetet e Bashkuara. Duke folur për marrëdhëniet Kosovë–Serbi, Bolton sqaroi se administrata e parë Trump mbështeste idenë që palët vetë të gjenin një zgjidhje të përhershme,...