A do flasë Shullazi për atentatin në Rinas? Hoxha: Nuk është nga ata që bashkëpunon me shtetin
I ftuar në një studio televizive, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me deklarimin që do t’i merret Emiljano Shullazit në lidhje me atentatin te rrethrrotullimi i Rinasit, ku mbeti i vrarë krahu i djathtë i tij, Gilmando Dani, së bashku me punonjësin e AMP-së, Mustafa Sheqeri. Sipas Hoxhës, thirrja për të marrë dëshminë e Emiljano Shullazit përbën lajm për shkak të asaj çfarë ai përfaqëson në botën e krimit, si edhe për faktin se ai ka qenë njeriu që ka vuajtur më shumë pas vrasjes së Gilmando Danit, personit më të afërt të tij. Artan Hoxha shprehet skeptik se Shullazi do të japë informacione që mund të ndihmojnë realisht hetimin, duke nënvizuar se ai nuk është një profil që bashkëpunon lehtë me shtetin. Sipas...
Burimi:
sot.com.al