A do dalin nga burgu Veliaj dhe Meta? Ish-Prokurori zbulon detajet: Pritet që të..
Ish-Prokurori Eugen Beci ka diskutuar ne nje studio televizive mbi mundësinë e lirimit nga burgu të Erion Veliajt dhe Ilir Metës. Beci ka shpjeguar se vendimi unifikues i Gjykatës se Lartë nuk do të thotë automatikisht lirimin e tyre nga burgu, por mund të ndikojë nëse paraqitet një kërkesë e re për ndryshim të masës së sigurisë. Sipas tij, ndryshimet lidhen kryesisht me kërkesën për prova konkrete dhe arsyetim më të fortë nga gjykatat kur vendosin masën “arrest me burg”. “Mundësia për të dalë ata nga burgu qëndron në këtë mënyrë. Në rast se vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë do jetë konkret sa i përket mënyrës së përcaktimit të masës së sigurimit ‘arrest me burg’ me kritere strikte, ata nuk dalin automatikisht nga burgu....
Burimi:
sot.com.al