“95% e shërbimeve online”, Rama: Po përdorim AI për transferimin e legjislacionit të BE në korpusin tonë ligjor

“95% e shërbimeve online”, Rama: Po përdorim AI për transferimin e legjislacionit të BE në korpusin tonë ligjor

Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e panelit në Samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të mbajtur në Abu Dhabi. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u ndal te transformimi digjital i administratës publike, përdorimi i inteligjencës artificiale dhe reformat për afrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian. Rama: Kemi nisur përpjekjet për të nxjerrë më të mirën nga teknologjia, por për shkak të shumë problemeve që i trashëguam teknologjia digjitale na lejoi të ndryshonim tërësisht mënyrën se si funksionon administrata përkundrejt qytetarëve. 95% e shërbimeve prej disa vitesh ofrohen në internet, i kemi mbyllur të gjitha zyrat në vend, pra nuk ke më zyrë fizike, nuk ka radhë, nuk ka kohë të humbur, e merr shërbimin online qoftë në Shqipëri, qoftë...