82 vjet nga ‘Masakra e 4 Shkurtit’, Balla në aktivitetin përkujtimor: Plagë e hapur në kujtesën kombëtare

82 vjet nga ‘Masakra e 4 Shkurtit’, Balla në aktivitetin përkujtimor: Plagë e hapur në kujtesën kombëtare

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka marrë pjesë në aktivitetin përkujtimor me rastin e 82-vjetorit të Masakrës së 4 Shkurtit, duke nderuar kujtimin e viktimave të terrorit nazist. Gjatë fjalës së tij, Balla u shpreh se Tirana dhe e gjithë Shqipëria përulen me respekt para bijve dhe bijave të vendit që u vranë mizorisht në këtë ngjarje të rëndë historike. Ai theksoi se 4 Shkurti mbetet një plagë e hapur në kujtesën kombëtare dhe një dëshmi e çmimit të lartë që populli shqiptar pagoi për t’u rreshtuar në anën e duhur të historisë botërore. Sipas Ballës, Masakra e 4 Shkurtit nuk mund të shkëputet nga Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare, pasi ajo ishte pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme për të dëshmuar rezistencën...