8 Janari në PD, Salianji: Përgjegjës janë Basha dhe Berisha, moment i turpshëm
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, e ka cilësuar 8 Janarin si një nga momentet më të turpshme në historinë e PD-së, duke theksuar se përgjegjësia për atë përplasje i takon si ish-kryetarit Lulzim Basha, ashtu edhe ish-kryeministrit Sali Berisha. I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, Salianji tha se ajo ngjarje ishte pasojë e një konflikti të thellë lidershipi dhe jo e individëve të veçantë. Sipas tij, përplasja nuk e nderon Partinë Demokratike dhe pasojat e saj vijojnë të rëndojnë edhe sot mbi opozitën. “8 janari ishte një përplasje mes ish-kryetarit dhe kryetarit të atëhershëm të PD-së. Është një histori që i bën përgjegjës të dyja palët, si zotin Basha, ashtu edhe zotin Berisha,” u shpreh Salianji, duke shtuar se pamjet...
Burimi:
javanews.al