77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

Në seancën plenare të kësaj të enjteje, më 9 prill, u rrëzua me 77 vota kundër kërkesa e deputetëve të Partisë Demokratike, për të shqyrtuar me procedurë të përshpejtuar propozimin e projektligjit për uljen e taksave të naftës. Pas votimit në Parlament, deputeti Gazment Bardhi reagoi i revoltuar. “Nuk bën sens votimi që sapo bëtë”, u shpreh Bardhi. Ai vazhdoi: “Nuk bën sens votimi që sapo bëtë. Është paketë ligjore me 2 projektligje. Ligji që bën pjesë në këtë paketë të shqyrtohet me 16 prill. Me çdo gjë kërkoni që opozita të jetë dakord me çdo gjë që bëni ju. Çfarë shqetësimi ju sjell ju që i gjithë projektligji që është një paketë të shqyrtohet me 16 prill?! Me çdo gjë që propozon opozita ju direkt votoni...