“65 mijë vende pune në rrezik”, Bozdo shpërthen ashpër: Qeveria në heshtje, kriza në fasoneri prek mijëra familje

“65 mijë vende pune në rrezik”, Bozdo shpërthen ashpër: Qeveria në heshtje, kriza në fasoneri prek mijëra familje

Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, nga foltorja e Kuvendit ka ngritur shqetësimin për situatën e vështirë në sektorin fason, duke akuzuar qeverinë për neglizhencë dhe mungesë reagimi ndaj problematikave të kësaj industrie. Sipas Bozdos, fasoneria, si një nga sektorët më të rëndësishëm të industrisë prodhuese dhe eksportuese në Shqipëri, po përballet me vështirësi serioze që prej vitit të kaluar, pa marrë asnjë përgjigje nga institucionet. “Nëse kjo situatë vijon, rrezikojmë zhdukjen e një sektori jetik për ekonominë,” u shpreh ai. Ai theksoi se sektori punëson rreth 65 mijë persona drejtpërdrejt dhe mbi 100 mijë të tjerë në nivele të ndryshme mbështetëse, duke luajtur një rol të rëndësishëm social, veçanërisht për gratë dhe shtresat më të margjinalizuara. Bozdo paralajmëroi se tkurrja e këtij sektori sjell...