50-vjetori i PPE-së/ Berisha paralajmëron: Integrimi në BE i Shqipërisë bllokohet nga korrupsioni i Edi Ramës

50-vjetori i PPE-së/ Berisha paralajmëron: Integrimi në BE i Shqipërisë bllokohet nga korrupsioni i Edi Ramës

Kreu i PD Sali Berisha nga Brukseli foli për integrimin, raportin e PD me partitë Popullore Europiane, si edhe raportin me Brukselin. Berisha shtoi se PPE mbështet fuqishëm Partinë Demokratike, ndërsa nënvizoi se integrimi është bllokuar për shkak të dosjeve të kryeministrit Rama me korrupsionin. Sot, grupimi më i madh politik i Evropës, grupim politik që ndërtoi Evropën e pasluftës me kontributin më kryesor, mblidhet në 50-vjetorin e themelimit të PPE. PD është anëtare tre vite pas themelimit të saj, sot është anëtare e asociuar, sepse anëtarësia e plotë këtu përcaktohet nga anëtarësia e vendit në Bashkimin Evropian. Por ka lidhje të shkëlqyera, lidhje të ngushta. Para dy javësh, një mision i gjerë me përfaqësues të 30 partive politike ishte në Tiranë në mbështetje të...