“50 mln euro abuzime dhe parlamenti mbyll sytë”, Myftari reagon ashpër: Balluku nën hetim, por ende e mbajnë në karrige

“50 mln euro abuzime dhe parlamenti mbyll sytë”, Myftari reagon ashpër: Balluku nën hetim, por ende e mbajnë në karrige

Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për autorizimin e arrestit të zv.kryeministres Belinda Balluku ka ndezur një debat të fortë ligjor, ku juristët vënë në pah një ngërç të mundshëm procedural në qasjen e prokurorisë dhe qartësojnë kufijtë kompleksë midis imunitetit politik dhe përgjegjësisë penale për zyrtarët e lartë. I ftuar në një emision televiziv, Kreshnik Myftari, Pedagog i të Drejtës Penale, argumentoi se një masë sigurimi, si pezullimi nga detyra apo arresti, është e zbatueshme ligjërisht vetëm për personat fizikë dhe jo për personat juridikë apo institucionet.Kjo sipas Myftarit, interpretohet si një problem thelbësor në kërkesën e SPAK, duke sugjeruar se organi i akuzës mund të ketë hasur në një sfidë tekniko-ligjore. Pedagogu sqaron se ndërhyrja në prova apo pengimi i së vërtetës përbën...