Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“50 mijë euro nuk mbulojnë luksin”, Bushati tall shitjet e veprave të Ramës: As arti, as “Kurbani” nuk justifikojnë..
Gazetari Andi Bushati ka ironizuar lajmet e shpërndara gjatë pasdites në lidhje me shitjet e veprave artistike të Edi Ramës. Në një artikull u publikuar sot, në mediat gjermane, shkruhej se vizatimet dhe skulpturat e Edi Ramës shiten nga 3800 euro deri në 50 mijë euro. Sipas gazetarit Andi Bushati, këto janë alibira si njëherë e një kohë me lekët e librit ‘Kurbani’ të Ramës. Por sipas tij, as me këto lekë shishet Romanee Conte nuk justifikohen dot. ‘Oooooopppppp! Alibia. Siç thoshte dikur për lekët e Kurban-it. Po sërish, as me këtë, një shishe Romanee Conti nuk e justifikon dot’, shkruan Andi Bushati në postimin e tij në Facebook, duke ironizuar artikujt e shpërndara nga mediat e kapura prej pushtetit.