Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
400 mln euro për propagandë dhe klientelë, Teliti: PS i tha “Jo” 29 amendamenteve në favor të Tiranës
400 mln euro për propagandë dhe klientelë, Teliti: PS i tha “Jo” 29 amendamenteve në favor të Tiranës Deklarata e nënkryetarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti: Të nderuar qytetarë të Tiranës, Miratimi i projektbuxhetit 2026 të Bashkisë Tiranë nga mazhoranca e majtë në Këshillin Bashkiak ishte një akt i pastër arrogance dhe një shkelje flagrante e parimeve themelore të qeverisjes dhe demokracisë vendore. Gjatë seancës së votimit, në kundërshtim të hapur me rregulloren, mazhoranca përjashtoi propozimet e opozitës dhe shpërfilli interesin publik. Grupi i këshilltarëve të Partisë Demokratike kishte depozituar paraprakisht 29 amendamente, të hartuara mbi bazën e shqetësimeve reale të qytetarëve, të të rinjve, familjeve, shtresave në nevojë dhe sipërmarrjes së kryeqytetit. Këto amendamente synonin korrigjimin e një projektbuxheti klientelist, të padrejtë...