‘4 miliardë € investime dhe rrugët po shkatërrohen’, PL kërkon hetim parlamentar: Infrastruktura në gjendje të rëndë

‘4 miliardë € investime dhe rrugët po shkatërrohen’, PL kërkon hetim parlamentar: Infrastruktura në gjendje të rëndë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka prezantuar një kërkesë nga grupi parlamentar i Partisë së Lirisë dhe i Partisë Demokratike për krijimin e një komisioni hetimor parlamentar, me qëllim kontrollin e ligjshmërisë dhe efikasitetit të investimeve në infrastrukturën rrugore. Në dokumentin e dorëzuar në Kuvend, Blushi dhe deputetët argumentojnë se dëmtimet e mëdha të rrugëve dhe urave gjatë muajve të fundit, si segmentet Librazhd–Prrenjas, Qukës–Qafë Plloçë, Korçë–Ersekë, Unaza e Burrelit dhe Dardhë–Boboshticë, tregojnë për probleme në planifikimin, projektimin dhe mbikëqyrjen e punimeve. Sipas tij gjatë periudhës 2014–2025 janë investuar rreth 4 miliardë euro në rrugë, por amortizimi i shpejtë i këtyre investimeve tregon nevojën për një hetim të hollësishëm mbi menaxhimin dhe standardet e ndërtimit. Kërkesa e deputetëve thekson se komisioni...