39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë
Dosja e ish-çiftit Meta-Kryemadhi kaloi për gjykim pas 7 muajsh seancë paraprake dhe mes akuzave të të pandehurve për mangësi hetimore. Ndërkohë Juristi Romeo Kara, i cili ka qenë edhe denoncues i aferës CEZ-DIA, ka treguar në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report TV detaje mbi mënyrën që sipas tij realizohej korrupsioni. Kara tha se Kastriot Ismailaj ka përdorur pa dijeni të DIA-s në Amerikë, ekzistencën e kësaj kompanie për t’u paraqitur para Bordit Mbikëqyrës të ÇEZ Pragës, sikur këta e kishin të gjithë kapacitetin. Kjo ka qenë arsyeja sipas tij, që në akuzë thuhet se CEZ-DIA ishte ‘një kontratë që nuk përmbushte kushtet’. Ai vijoi më tej duke thënë se Ilir Meta dhe Kastriot Ismailaj shkuan për vizitë në Pragë në fund...
Burimi:
javanews.al