35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë
Ish-kryeministri Sali Berisha përkujtoi sot 35-vjetorin e masakrës së 2 Prillit në Shkodër, duke theksuar rëndësinë e sakrificës së martirëve të votës së lirë dhe rolin e tyre historik në rrugën e Shqipërisë drejt demokracisë. “Pas 35 viteve, prindërit dhe familjarët e martirëve kanë të hapur plagën e rëndë të humbjes së tyre dhe asgjë nuk mund ta mbyllë atë. Por duhet të jetë një ngushëllim për ta, sepse martirizimi i tyre në këtë shesh u shndërrua në dritë dhe hapi rrugën që shqiptarët të votonin të lirë,” tha Berisha. Ai kujtoi se sakrificat e Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Bujar Beshanakut dhe Besnik Cekës u bënë një kauzë ndërkombëtare, duke nxitur rezoluta miratimi në Kongresin e SHBA-së, Parlamentin Europian dhe Këshillin e Europës në nderim...
Burimi:
javanews.al