33 milionë lekë dëm shtetit, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim Elvis Rroshin

33 milionë lekë dëm shtetit, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim Elvis Rroshin

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, dhe ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme kalimin e çështjes në gjykim. Kërkesa është depozituar nga prokurori Elvin Gokaj pak ditë pas paraqitjes së Rroshit në SPAK, ku ai firmosi aktin e mbylljes së hetimeve. Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarja Rudina Palloj. Rroshi është marrë i pandehur për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Hetimi lidhet me parregullsi të konstatuara në procedura tenderuese gjatë kohës kur ai drejtonte Bashkinë e Kavajës. Procedimi nisi pas një kallëzimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit në shtator 2015, ku përfshiheshin edhe dhjetë zyrtarë të tjerë. Sipas kallëzimit, dyshohet për një dëm ekonomik prej 33 milionë lekësh, të shkaktuar nga tenderat për rikonstruksionin e qendrës së...