‘30% më shumë kosto’, Tabaku nga Shkodra: Bizneset shqiptare po humbasin garën
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, gjatë vizitave të saj në terren në Tiranë dhe Shkodër, ngriti shqetësimin për krizën e thellë që po kalon sektori fason në Shqipëri, një nga sektorët më të rëndësishëm të punësimit dhe eksporteve në vend. Sipas saj, problemet janë të njëjta në të gjithë vendin dhe lidhen drejtpërdrejt me zhvlerësimin e euros, i cili ka rritur kostot e prodhimit me rreth 30%. Kjo situatë ka goditur rëndë konkurrueshmërinë e kompanive shqiptare, duke bërë që shumë prej tyre të humbasin kontrata të rëndësishme ndërkombëtare, veçanërisht në tregun italian. Tabaku solli shembullin e një kompanie fason që deri pak kohë më parë operonte me disa kontrata eksporti, ndërsa sot mezi mbahet në këmbë me vetëm një të tillë. Ajo theksoi se...
Burimi:
sot.com.al