“3.8 miliardë euro për “rrugë të florinjta”/ Xhixho: Është faji i korrupsionit qeveritar të Ramës dhe, Belinda Ballukut
Në një reagim në rrjetet e saj sociale, Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, u shpreh se 3.8 miliardë euro të shpenzuara për “rrugë të florinjta” në vetëm dy vite kanë përfunduar të jenë rrugë të dëmtuara, pa standarde dhe të pasigurta për qytetarët. Sipas saj, investimet rekord që në çdo vend normal do të sillnin rrugë moderne dhe të sigurta, në Shqipëri janë kthyer në projekte të fryra dhe skandaloze, ku kostot e larta shërbejnë për të mbushur xhepat e zyrtarëve dhe klientëve të qeverisë. Xhixho akuzon direkt Edi Ramën dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke theksuar se dështimi i këtyre rrugëve nuk është pasojë e motit apo gjeologjisë, por i korrupsionit të qeverisë. Ajo bën thirrje që më 28 shkurt qytetarët...
Burimi:
sot.com.al