“22 mars 1992, dita kur lindi demokracia”/ Berisha thirrje mbështetësve për protestën e PD
Partia Demokratike do të mbajë protestën e radhës kombëtare përpara Kryeministrisë, sot në orën 18:00. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, lideri i PD, Sali Berisha, ka kujtuar 22 marsin e vitit 1992, duke e cilësuar si ditën kur ka lindur demokracia. Ai gjithashtu i ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të dalin para Kryeministrisë dhe të protestojnë kundër Edi Ramës. “22 Mars 1992 – dita kur lindi demokracia. 22 Mars sot – dita për ta mbrojtur demokracinë! Ora 18:00, të gjithë para Kryeministrisë kundër Edi Ramës që e përdor ligjin si mburojë për vjedhjet e tij”, shkruan Berisha.
Burimi:
ntv.al