21 janari, xhaxhai i Aleks Nikës: Organizata kriminale e Berishës urdhëroi vrasjet dhe masakroi provat
15 vite më parë nipi iu vra në Bulevard nga plumbat që u derdhën nga godina e Kryeministrisë. Mark Nika endet akoma në dyert e drejtësisë me shpresën që urdhëruesit e vrasjes së nipit të tij të marrin ndëshkimin e merituar. Në një intervistë televizive, me dhimbjen për humbjen e nipit, por edhe me peshën e rëndë që mban mbi supe për shkak të zvarritjes së çështjes ndër vite, thotë se familja e tij kurrë nuk e humbi shpresën tek drejtësia dhe tani sytë i kanë nga SPAK dhe GJKKO për dënimin e ‘organizatës kriminale’ nën drejtimin e Sali Berishës, siç ai e cilësoi. Mark Nika bën përgjegjës të vrasjeve ish-kryeministrin e asaj kohe, Sali Berisha, ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha si edhe komandantin e Gardës, Ndrea Prendi i cili audio kasetën e...
Burimi:
sot.com.al