“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

63.2% e shqiptarëve mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi për 21 janarin. Në sondazhin e kësaj të hëne “Zëri i Shqiptarëv” në ABC News, shqiptarët u ftuan të përgjigjen lidhur me vrasjen e 4 protestuesve në bulevard, 15 vite më parë. Përse 15 vjet pas 21 janarit 2011, ende nuk është vendosur drejtësi? Ishte pyetje e parë e këtij sondazhi ku ndër të tjera, 19.3% fajësojnë drejtësinë duke e quajtur atë të paaftë. Dhe 17.5 % të tjerë mendojnë se nuk ka prova. Kampioni në këtë sondazh është 1425 banorë të rritur të vendit, me një marzh gabimi prej +/- 2.6%. Si cdo herë linku   i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori...