“21 Janari”, Rama paralajmëron SPAK-un: Zgjohu nga gjumi dhe bëj detyrën, ose do mbash njollën e pashlyeshme
Kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar t’i drejtojë një mesazh Prokurorëve të SPAK-ut për të bërë detyrën dhe të çojnë para drejtësisë përgjegjësit e 21 janarit 2011, ku gjatë protestës së opozitës së asaj kohe, u vranë 4 demonstrues. Nga podcasti “Flasim”, Rama ka rikthyer dje në vëmendje ngjarjen e 15 viteve më parë, për të cilën tha se shqiptarët presin ende drejtësinë. Më 21 janar 2026, Kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë dhe PS-së, organizuan homazhet e rradhës në kujtim të 4 viktimave, sikundër përsëritën pothuajse të njëjtin mesazh drejtuar drejtësisë për të zbardhur atë që konsiderohet si një krim shtetëror. SPAK ka nisur hetimet lidhur me dosjen, pas një vendimi të Gjykatës së Lartë, por edhe Strasburgut, ndërsa ka marrë...
Burimi:
sot.com.al