’21 Janari’/ “Mund të arrestohem unë e të shpëtojnë autorët”, Hoxha: Rrezikoj 1 vit burg nëse s’tregoj burimin…
Gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje nga marrja në pyetje nga prokurorët e posaçëm, ku tha se është pyetur deri në limite nga ana e tyre sa i përket burimit dhe personit i cili ka kryer audio përgjimin. I ftuar në një emision televiziv, Hoxha ka zbardhur procedurat që parashikohen nga ligji në këtë rast, ku tha se SPAK ka të drejtën t’i drejtohet gjykatës me një kërkesë të posaçme, ku mbahet një seancë e fshehtë mes Hoxhës, një gjyqtari dhe një prokurori, ku gazetari “detyrohet” të japë emrin e burimit. Nëse ai nuk pranon, rrezikon të dënohet me një vit burg, gjë që ai tha se e ka marrë parasysh tashmë që mund të bëhet realitet. “Kur kemi të bëjmë me çështje të rëndësishme,...
Burimi:
sot.com.al