Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“21 janari”, Mahmutaj: Berisha dhe Meta, të përgatitur për vrasjet. SPAK t’i hetojë si organizatë kriminale
Gazetari Fatos Mahmutaj thotë se Sali Berisha dhe Ilir Meta ishin në dijeni për vrasjen që u kryen më 21 janar 2011. Në një intervistë për mediat, z. Mahmutaj u shpreh se shkaktari për protestën ishte Meta. “Ministri i Brendshëm e dinte, zv/kryeministri e dinte, Berisha e dinte. Ishin përgatitur për të kryer vrasjet. Jemi në momentin kur këta po përpiqeshin për imazhin e tyre, të hiqnin llojin e turpit që kishin si hajdut. Vrasjet iu faturuan Berishës, kryeministër ishte Berisha. Pas 21 janarit, Berisha i doli për zot vrasjeve. Berisha u vetëfajësua, kur dihet që shkaktari i asaj proteste ishte Meta. Këta janë të gjithë organizatë kriminale për 21 janarin. Mendoj se SPAK duhet ta shohë kështu tani 21 janarin. Duhet të marrë të...