“21 Janari ende pa drejtësi”, Gogu: Çdo vit nderojmë 4 protestuesit e vrarë me duar në xhepa në bulevard
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu duke folur në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes deklaroi se qëndrimi i qeverisë është i qartë dhe i pandryshuar, respekton protestën si një të drejtë kushtetuese. “Një sqarim për sa i përket insinuatës që ju ngritët ose ankesës që ngritët me të drejtë në fillim të kësaj seance për sa i përket protestës dhe protestuesve. Dua t’ju them që qeveria shqiptare respekton pafundësisht protestën është e drejtë kushtetuese.” Ministri rikujtoi ngjarjet e 21 janarit dhe përkujtimin çdo vit të 4 dëshmorëve të atdheut. “Nga ana tjetër ju e keni parë që si forcë politike në çdo janar të nderojmë protestues të paqtë që janë vrarë me duar në xhepa në mes të bulevardit...
Burimi:
javanews.al