21 janari/ Balla-Berishës: Pa u zbardhur përgjegjësia jote, PS nuk do të tërhiqet kurrë
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është drejtuar Sali Berishës në Kuvend, duke e akuzuar se ka përgjegjësi në ngjarjet e 21 janarit Ai theksoi se Partia Socialiste nuk do të tërhiqet pa u zbardhur plotësisht përgjegjësia e Berishës në atë ngjarje. ‘Ti ke qenë ai që ke thënë që në dritare e Kryeministrisë do të kishte një snajper dhe ke thënë që do të qëllojë në ballë këdo që del para. Pastaj ke thënë s’ke dhënë urdhër që në 21 janar të qëllohej por s’di se çfarë ka bërë Luli. Ne pa e zbardhur përgjegjësinë tënde sa i përket urdhrave për vrasjen e 4 qytetarëve më 21 janar kjo forcë politike nuk ka për t’u tërhequr kurrë. Nuk ka të bëjë me 4...
Burimi:
javanews.al