Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
2025, lajme të mira, të këqija dhe të shëmtuara
2025, lajme të mira, të këqija dhe të shëmtuara Nga Lutfi Dervishi Viti 2025 prodhoi gjithçka që një vend në tranzicion mund të prodhojë, arritje reale, dështime të mbuluara me zhurmë dhe zullume që nuk i fsheh dot. Lajmet e mira Viti pati disa zhvillime të rëndësishme me ndikim në jetën e përditshme të qytetarëve. Integrimi financiar i Shqipërisë në sistemin SEPA është tashmë realitet. Pas lëvizjes së lirë të qytetarëve në 2011, ky është hapi më konkret drejt integrimit europian. Përfitimi është i prekshëm për qytetarët, studentët dhe bizneset. Transfertat janë shumë më të lira dhe më të shpejta. SEPA shembi muret financiare të izolimit, duke i dhënë fund epokës ku dërgimi i parave kushtonte sa një biletë avioni. Çështja e roaming-ut me Bashkimin...