200 pika presioni rreth Vjosës, a mjafton mbjellja e disa bimëve për ta shpëtuar?!
Në një segment të Parkut Kombëtar të Lumit Vjosa, pranë fshatit Rromës në Mallakastër, po zbatohet një projekt restaurimi i brezit breglumor përmes mbjelljes se rreth 7,500 bimëve autoktone në 3 hektare sipërfaqe, me një investim prej 6.5 milionë lekësh. Projekti, pjesë e EU4Nature, përfshin edhe komunitetin lokal dhe garanton mirëmbajtje për 3 vite, duke forcuar brigjet e lumit dhe krijuar habitate të reja për biodiversitetin. Sipas inxhinierit të pyjeve Nexhip Hysolako, në këtë segment të Vjosës po krijohet një brez i gjelbër me vërri, (pemë që rriten pranë zonave të lagështa) shelg, plep të bardhë dhe rrap, me qëllim që zona të marrë formën e një pylli natyror. Eduina Guga, Drejtore e Administratës së Zonave të Mbrojtura për Parkun Kombëtar të Lumit Vjosa, thotë...
Burimi:
sot.com.al