‘200 mln euro të depozituara në off shore’, Berisha thirrje Ramës: Jep menjëherë dorëheqjen, përmendesh në mega afera

‘200 mln euro të depozituara në off shore’, Berisha thirrje Ramës: Jep menjëherë dorëheqjen, përmendesh në mega afera

Kreu i PD Sali Berisha ka kërkuar edhe sot dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, pasi sipas tij emri i kreut të shtetit përmendet në mega afera. Në një konferencë me gazetarët në selinë blu, ai u shpreh se në raportin e 2014 të OSBE-ODIHR del se Rama ka të depozituar në banka off shore 200 mln euro akuza ndaj të cilave Ram nuk ka reaguar me padi. “Përsëri jam këtu për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Ramës nga detyra e kryeministrit, i cili rezulton i implikuar në mega afera dhe rezulton si pengesa kryesore e mos funksionimin e drejtësisë. Emri i Ramës lidhet me akuzën direkte të raportit të OSBE të 2014 në të cilin njoftohej se Rama mori detyrën e kryeministrit duke pasur...