“20 shkurti, dita e rrëzimit të diktatorëve” Berisha dhe Noka: Të gjithë në shesh në orën 18:00
Dy orë para nisjes së protestës së opozitës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive. Përmes një statusi në rrjetet sociale, kreu i selisë blu e quajti 20 shkurtin “ditën e rrëzimit të diktatorëve” dhe akuzoi kryeministrin Rama se po përdor ligjin për të vjedhur qytetarët. “20 Shkurti është dita e rrëzimit të diktatorëve! Edi Rama po përdor ligjin si mburojë për të na vjedhur! Të gjithë në shesh sot, ora 18:00!”, apeloi Berisha. Më herët në një videomesazh të shpërndarë në rrjetet sociale edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, u ka bërë thirrje qytetarëve që data 20 shkurt të kthehet në një moment historik përmes pjesëmarrjes në protestë. Ai ftoi qytetarët të dalin në orën 18:00 në...
Burimi:
javanews.al