2 muaj pezull, Këshilli i Mandateve vendos sot për fatin e Belinda Ballukut, ja rruga dhe procedurat që do të ndiqen…
Pas dy muajsh zvarritje, Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit pritet të mblidhet sot për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) lidhur me zv/kryeministren Belinda Balluku. SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetes, duke i hapur rrugë vendosjes së masave të sigurisë ndaj saj. Sipas SPAK, Balluku akuzohet për “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 të Kodit Penal, në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”. Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme e ka marrë ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, në cilësinë e personit nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale për shtatë procedura të tjera prokurimi në Unazën...
Burimi:
sot.com.al