“2 miliardë euro gjoba, bizneset të mbytur”, Tabaku kritikon qeverinë: Tatimet përdoren si armë presioni

“2 miliardë euro gjoba, bizneset të mbytur”, Tabaku kritikon qeverinë: Tatimet përdoren si armë presioni

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka deklaruar se Tatimet po përdoren nga qeveria shqiptare për t’i bërë presion bizneseve. E ftuar në nje emision televiziv, Tabaku teksa fliste për Paqen Fiskale u shpreh se është shqetësues fakti që qeveria shqiptare miraton një inicativë por nuk e shoqëron atë me aktet nënligjore, të cilët janë thelbësore për të përcaktuar mënyrën e zbatimit të saj. “E kam kundërshtuar Paqen Fiskale dhe pagimin e gjobave, kjo pasi Tatimet janë përdorur si armë ndaj bizneseve, për presion ndaj bizneseve, kur sot janë mbi 2 mld euro gjoba dhe kamat vonese që qëndrojnë si lak në fytin e bizneseve.Shqetësimi im lidhet me rivlerësimin e pasurive dhe amnistisë, kjo pasi qeveria shqiptare miraton një iniciativë edhe e lë në ajër...