2 mijë banesa dhe 12 mijë ha tokë të përmbytura/ BE aktivizon Mekanizmin e Emergjencës në Shqipëri
Qeveria shqiptare, në bashkëpunim me Mekanizmin Europian të Emergjencave civile, ka aktivizuar vlerësimin e situatës pas reshjeve të fundit nga Sateliti Copernicus për zonat e përmbytura. Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare e Mekanizmit Europian të emergjencës, që ka vëzhguar reshjet pas njoftimit të mediave dhe ka aktivizuar monitorimin më datë 9 janar. Prej datës 6 janar 2026, reshjet intensive kanë shkaktuar daljen nga shtrati të lumit Vjosa, duke përmbytur qindra banesa në Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër. Ekipet e emergjencës punuan pa pushim për të evakuuar dhjetëra banorë të bllokuar, konstaton vëzhgimi europian me raportime nga Shqipëria. Sipas të dhënave të satelitit Copernicus, rreth 12 350 persona, 1 918 ndërtesa dhe 438 kilometra rrugë mund të...
Burimi:
javanews.al