“19 projektligje në një ditë, shtoni seancat”, Boçi: Kuvendi po çmendet

“19 projektligje në një ditë, shtoni seancat”, Boçi: Kuvendi po çmendet

Pas një rendi dite të ngarkuar me 19 projektligje, deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka kërkuar shtimin e numrit të seancave të Kuvendit. “Kuvendi po çmendet, po kthehet në qesharak dhe po trajtohet si kioskë”, tha Boçi. “Sot shoh që kjo hapësirë po bëhet tërësisht e çmendur. Listuar një seri projektligjesh të rëndësishme që i keni përmbledhur në një seancë të vetme dhe kjo është tërësisht pa arsye. Po e bëni të çmendur dhe qesharak Kuvendin. Të fusësh 19 projektligje në një seancë është që t’u hedhësh hi syve shqiptarëve. Shtoni seancat, e kemi propozuar më parë. Kjo është të kthesh në kioskë Kuvendin, hajde kalojmë edhe një projektligj. Nëse vijojmë kështu, kjo nuk ka kuptim. Shtoni seancat, reflektoni”, deklaroi Boçi.