19 efektivë të lënduar nga protesta e PD, Lamallari dënon dhunën ndaj tyre: Sulm i organizuar kriminal
Ministri i Drejtësisë ka reaguar përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale ndaj dhunës kundrejt punonjësve të policisë nga protestuesit e PD. Besfort Lamallari shprehet se akte të tilla janë shkelje flagrante dhe e dënueshme e së drejtës për tubim. Gjithashtu ai ka shprehur solidaritet për familjarët e të lënduarve, ndërsa e quan protestën një sulm të organizuar kriminal.“Mirënjohje për punonjësit e Policia e Shtetit, të cilët për fat të keq, krahas mundimit të përditshëm për të ofruar më shumë siguri për qytetarët, u duhet të përballen me vetëpërmbajtje duke rrezikuar dhe jetën nga akte të tilla kriminale, të cilat janë një shkelje flagrante dhe e dënueshme e të drejtës legjitime për tubim paqësor! Solidaritet me familjarët e punonjësve të lënduar dhe të gjithë...
Burimi:
ntv.al