180 vite burg për 4 ish-krerët e UÇK-së, Rama: Prokuroria në Hagë dështoi të sillte një provë të vetme për ta mbështetur këtë kërkesë mizore

180 vite burg për 4 ish-krerët e UÇK-së, Rama: Prokuroria në Hagë dështoi të sillte një provë të vetme për ta mbështetur këtë kërkesë mizore

Kryeministri Edi Rama reagoi sërish këtë të diel ndaj Prokurorisë në Hagë, e cila pak ditë më parë kërkoi dënimin me nga 45 vite burg të 4 ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në podkastin “Flasim”, Rama tha se  “ajo farë prokurorie dështoi të sillte, qoftë në një provë të vetme për ta mbështetur këtë kërkesë mizore pas gjashtë a pak a shumë gjashtë vitesh hetime e mbështetur nga një zinxhir shtetesh demokratike, të cilat duhet të ndjehen të turpëruara nga një maskaradë e tillë“. Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama: Prokuroria e Hagës kërkoi 45 vite burg për Hashim Thaçin dhe për secilin prej tre udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Mu desh dhe më...