18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë
Kosova festoi 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë me aktivitete dhe marshime në kryeqytet. Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, mijëra qytetarë u mblodhën me flamuj kombëtarë dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke kërkuar drejtësi për ish-krerët e saj që po gjykohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Marshimit me moton “Drejtësi, jo politikë” iu bashkuan familjarë të ish-drejtuesve të UÇK-së, përfaqësues politikë nga Kosova, Shqipëria dhe vende të rajonit, si dhe presidentja Vjosa Osmani. I ftuar në studion e emisionit “Trialog” në Radio Televizioni Shqiptar (RTSh1) nga moderatorja Alba Alishani, historiani Pëllumb Xhufi u shpreh se Kosova, pas shpalljes së shtetësisë, ka bërë përparime të dukshme. Sipas Xhufit, vendi ka ecur përpara falë kontributit të klasës politike dhe të popullit të Kosovës,...
Burimi:
javanews.al