17 organizata të shoqërisë civile letër Kuvendit: Të merren masa ndaj Zegjine Çaushit për fjalorin ndaj Gazment Bardhit
Disa organizata të shoqërisë civile i janë drejtuar Kuvendit me një letër duke kërkuar marrjen e masave disiplinore për deputeten e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi. Sipas shkresës së firmosur nga 17 organizata në total, në seancën e datës 19 shkurt, deputetja ka përdorur gjuhë fyese dhe denigruese ndaj kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. “Deputetja Zegjine Çaushi përdori gjuhë fyese dhe denigruese ndaj Kryetarit të Grupit Parlamentar, z. Gazment Bardhi, duke përdorur shprehjeve që cenojnë dinjitetin personal dhe bien ndesh me standardet e komunikimit parlamentar të parashikuara në aktet rregullatore të Kuvendit”, thuhet në letër. Sipas organizatave të shoqërisë civile, Çaushi ka bërë një sjellje të përsëritur joetike parlamentare. Për këtë arsye ata kërkojnë që të merret masa disiplinore “vërejtjes” dhe se...
Burimi:
sot.com.al