16 efektivë të plagosur, Ministrja e Brendshme shkon në spital: Kanë djegie të konsiderueshme, nuk ishte protestë, por tentativë vrasjeje

16 efektivë të plagosur, Ministrja e Brendshme shkon në spital: Kanë djegie të konsiderueshme, nuk ishte protestë, por tentativë vrasjeje

16 policë mbetën të plagosur dhe të djegur nga hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve në drejtim të godinës nga protestuesit këtë të martë Në një postim në rrjetet sociale, ministrja e Brendshme, Albana Koçiu ka shpërndarë videot e efektivëve që ngelën të plagosur, duke u dënuar dhunën e përdorur në protestë. “E drejta për të protestuar, për të disatën herë, u dhunua nga një grup që zgjodhi forcën në vend të fjalës, duke sulmuar, dhunuar e lënduar punonjësit e Policisë së Shteti. Dhuna nuk mund të jetë kurrë një mjet dhe asnjë lloj agjende nuk e justifikon përdorimin e saj. Mirënjohje për çdo punonjës policie që tregoi profesionalizëm dhe maturi përballë çdo provokimi. Policia do të jetë gjithmonë në krye të detyrës për të garantuar të drejtën për...